Politike

Dorëheqja e Haradinajt, Basha: Akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka, askush nuk e përdhos dot luftën

19 Korrik 2019, 15:30 Nga DOSJA
Dorëheqja e Haradinajt, Basha: Akti i një njeriu që ve Atdheun

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt.

Basha shkruan se askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj.

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!,“- shkruan Basha.

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë.

Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqet ramush haradinaj lulzim basha dorehiqet ramush haradinaj lulzim basha

Sondazh

Poll