Dorëheqja e Haradinajt, Ditmir Bushati: Shembulli i një shtetari, Kosova për të vjen gjithnjë e para
19 Korrik 2019, 19:20Nga DOSJA
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.
Në një postim në Facebook, Bushati shprehet se akti i Haradinajt është forca e shembullit të një shtetari që vendos para çdo gjëje interesat e vendit.
Në mesazhin e tij, Bushati thekson se tani është koha që klasa politike në Prishtinë të tregojë maturi dhe unitet për të përballur sfidat që ka përpara.
“Akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt si Kryeministër i Kosovës për tu ballafaquar sërish me drejtësinë është forca e shembullit të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para. Jam i bindur që ky veprim do të lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm të Ramush Haradinajt. Ramushi ka fituar luftën e përmes forcës së shembullit po dëshmon së është artizan i paqes. Sot, Kosova ka nevojë për unitet e largpamësi për të tejkaluar sfidat e brendshme e për të fuqizuar më tej subjektivitetin juridiko ndërkombëtar që duan t’ia vënë në pikëpyetje”, shkruan Bushati.
Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.-
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një postim në Facebook, shkruan sesi mund të mbrojmë veten nga perimet e frutat me ngjyrues sintetikë....
TIRANË- Ish-kryeminstri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.Berisha vlerëson aktin dinjitoz të Haradianjt, ...
TIRANË– E ndërsa të gjithë presin që Kryeministri Rama dhe Kryedemokrati Basha të ulen dhe të negociojnë zgjidhjen e krizës politike, Astrit Patozi ë...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar, lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës. Në një postim në Faceboo, Vokshi shprehet se k...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt. Basha shkruan se askush dhe asgjë nuk e përdhos...
TIRANË– Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka shprehur mbështetjen e tij për Ramush Haradinajn pasi ky i fundit njoftoi dorëheqjen.Me anë të një po...
ELBASAN– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi ka reaguar pasi i kanë mbyllur hotelin që ka në qytetin e Elbasanit. Në një status në profiling e ...
TIRANË- Partia Socialiste dorëzuar ditën e sotme kërkesë në Gjykatën e Tiranës për njohjen e mandatit të kandidatit të majtë për bashkinë e Vorës, Agim Kaj...