Politike

Basha takim me strukturat e PD në Laç: Protestat nuk do ndalen gjatë verës, të vendosur të rrëzojmë Ramën

19 Korrik 2019, 19:14 Nga DOSJA
Basha takim me strukturat e PD në Laç: Protestat nuk do ndalen

LAÇ- Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit të Laçit në bashkisedim me strukturat e degës së PD-së, intelektualë, biznesmenë dhe qytetarë kurbinas. Në fjalën e tij kryedemokrati Basha ka falendëruar çdo demokrat dhe qytetar të Kurbinit për vendosmërinë e tyre në braktisejn e zgjedhjeve fasrë të 30 qershorit. Madje ai ka theksuar, një falenderim të veçantë dhe për disa socialistë që mohuan të votonin, ndonëse ishin nën presionin politik.

“Të majtët në qeverisjen vendore në Kurbin kanë treguar qeverisjen e tyre, në kunderin e investimeve dhe mirëqenies së qytetarëve. Qytetarët kurbinas janë varfëruar akoma dhe më shumë nga mungesa e dorës së shtetit, janë shtuar të papunët dhe po falimentojnë bizneset, çka tregon se qeveria Rama është drejt dështimit total, dhe favorizon krimin”, u shpreh Basha.

Më tej Basha ka thënë se tërë periudha e stinës së verës do të shoqërohet me aktivitete politike të opozitës, për të mosndalur protestat opozitare deri në largimin e kësaj qeverie korruptive.

Gjatë dialogut me shefin e opozitës Basha, qytetarët premtuan mbështetje në çdo iniciativë që do të ndërmarrë opozita deri në largimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takim me pd ne lac lulzim basha rrezimi i rames basha takim me pd ne lac lulzim basha rrezimi i rames

Sondazh

Poll