Meta për dorëheqjen e Haradinajt: Krenar për pafajësinë e heroit të kombit
19 Korrik 2019, 19:28Nga DOSJA
TIRANË- Presdienti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së kryministrit të Kosovës, Ramush Hardianjt.
Kreu i shtetit në një postim në Facebook, shprehet se ndihet krenar për pafajësinë e Haradinajt. Meta shkruan se: “Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!”
“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, shkruan Meta.
Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.
(a.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Në një postim në Facebook, Bushati...
TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një postim në Facebook, shkruan sesi mund të mbrojmë veten nga perimet e frutat me ngjyrues sintetikë....
TIRANË- Ish-kryeminstri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së kryeminstrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.Berisha vlerëson aktin dinjitoz të Haradianjt, ...
TIRANË– E ndërsa të gjithë presin që Kryeministri Rama dhe Kryedemokrati Basha të ulen dhe të negociojnë zgjidhjen e krizës politike, Astrit Patozi ë...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar, lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës. Në një postim në Faceboo, Vokshi shprehet se k...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt. Basha shkruan se askush dhe asgjë nuk e përdhos...
TIRANË– Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka shprehur mbështetjen e tij për Ramush Haradinajn pasi ky i fundit njoftoi dorëheqjen.Me anë të një po...
ELBASAN– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi ka reaguar pasi i kanë mbyllur hotelin që ka në qytetin e Elbasanit. Në një status në profiling e ...