Politike

Përdhunimi i 7-vjeçares në Durrës, Vokshi: Ky “model” transmetohet nga maja e qeveritarëve

19 Korrik 2019, 17:18 Nga DOSJA
Përdhunimi i 7-vjeçares në Durrës, Vokshi: Ky

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar, lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës.

Në një postim në Faceboo, Vokshi shprehet se ky është modeli i dhunimit, përdhunimit, që vjen nga maja e transmetohet në qeveritarët qendrorë e lokalë e futet fshehurazi në cdo familje.

Sipas Vokshit, është e tmerrshme kur shteti është në duart e kriminelëve.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth 2 javë më parë në Arapaj të Rrashbullit, Durrës. Zonë të cilën e njoh shumë mirë pasi kam qenë për dy mandate deputete e saj.

Arapaj, fshat i bukur, me njerëz të përkushtuar e punëtore, ku të gjithë banorët njohin njëri tjetrin, është tronditur nga akti i fundit i dy djemve që kanë ngacmuar seksualisht, brenda ambjenteve të shkollës, një vajzë krejt të mitur.

Mundohem të kuptoj nga deklaratat e institucioneve shtetërore atë që ka ngjarë. Por një gjë deklaron policia dhe tjetër gjë prokuroria.

Si mundet shteti të fshehë një ngjarje kaq të rëndë për gati dy javë?? Cila nënë është sot e qetë kur nuk ka shtet të mbrojë vajzat e tyre edhe brenda institucioneve shkollore që duhet të ishin vendet më të sigurta për to??

Është e tmerrshme kur shteti është në duart e kriminelëve.

– Sepse fëmijët tanë nuk i kemi të sigurt. 
– Sepse bëhen makinacione për të fshehur krimin.

Pse po fshihet ngjarja? Kush fshihet pas saj?? Si mundet të mos dënohen autorët? Pse hesht Ministrja Shahini sa herë ngjarje të tilla të rënda trondisin shqiptarët??

Ky është modeli i dhunimit, përdhunimit, që vjen nga maja e transmetohet në qeveritarët qendrorë e lokalë e futet fshehurazi në cdo familje.

Nëse sot nuk e ndalim, nesër do jenë bërë dëme të pariparueshme për shoqërinë e do jetë shumë vonë.

Një vajzë 7-vjeçe dyshohet është përdhunuar në ambientet e një shkolle në Durrës. Dyshohet se vajza është lidhur dhe më pas është përdhunuar nga disa persona në tarracën e shkollës. Për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar deri më tani një ri. Policia mbajti të fshehtë për dy javë ngjarjen

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi ngjarja e rende ne durres përdhunimi i 7 vjeçares në durrës albana vokshi ngjarja e rende ne durres përdhunimi i 7 vjeçares në durrës

Sondazh

Poll