Politike

Vjen reagimi i parë nga Shqipëria për Haradinajn, Majko: Burrë shteti, sot jam me të. Të falenderoj komandant!

19 Korrik 2019, 15:22 Nga DOSJA
Vjen reagimi i parë nga Shqipëria për Haradinajn, Majko:

TIRANË– Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka shprehur mbështetjen e tij për Ramush Haradinajn pasi ky i fundit njoftoi dorëheqjen.

Me anë të një postimi, Majko shkruan se e falenderon ish-komandatin e UÇK-së në shembullin e tij të luftës dhe të paqes. 

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij. Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes,”-shkruan Haradinaj. 

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë.

Në një konferencë për shtyp, Haradinaj është shprehur se hoqi dorë nga posti pasi nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës. Së shpjeti Kosova zhvillon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqet ramush haradinaj pandeli majko dorehiqet ramush haradinaj pandeli majko

Sondazh

Poll