Politike

Rama flet për “klane”:Bërryla dhe konkurrencë e sëmurë, s’e kanë lënë FRESSH të ngrejë kokë

7 Maj 2022, 08:27 Nga DOSJA
Rama flet për “klane”:Bërryla dhe konkurrencë e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjet mes socialistëve. Në fjalën e tij, në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama tha se përplasja mes tyre ka ‘penalizuar’ Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar që të ecë para dhe të kthehet në faktor brenda strukturave të Partisë Socialiste.


Duhet të ecim më tej me një rrjet rinor të larmishëm, të çliruar nga hijet të të shkuarës. Një rrjet të hapur, ku për secilin ka një vend dhe ku të gjithë ndjehen mirë pa hyrë në rrugën e bërrylave dhe konkurrencës së sëmurë që e pengoi FRESSH që të ngrejë kokën. E kemi parë sa i dobishëm ka qenë rrjeti dhe është e domosdoshme që tani t’i japim një fuqi të re. Do vazhdojmë më tutje me krijimin e kancelarisë,”-tha Rama.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Po kështu duhet të ecim më tutje me bërthamat rinore që kanë filluar të krijohen në të gjithë territorin dhe me ambicien që brenda këtij viti, ne të kemi një rrjet rinor të larmishëm në të gjithë territorin, një rrjet rinor të çliruar nga të gjitha hijet e së shkuarës dhe një rrjet rinor të hapur ku për secilin ka një vend dhe ku të gjithën të rinjtë së bashku të mund të ndjehen mirë, pa hyrë në atë rrugën e vjetër të bërrylave dhe të konkurrencës së sëmurë, që praktikisht e pengoi për kaq shumë vite Forumin Rinor Euro Socialist që të ngrejë kokën.

Paralelisht, duhet filluar menjëherë me rrjetin e koordinatorëve të Partisë Socialiste, me koordinatorët për çdo qark, me koordinatorët për çdo bashki dhe pastaj me koordinatorët për çdo njësi dhe kështu me radhë në të gjithë territorin si një rrjet komplementar me rrjeti ne organizatave socialiste. E kemi parë sa i dobishëm ka qenë rrjeti i koordinatorëve, e kemi parë se sa rezultate të mira ka nxjerrë, aty ku ka qenë i mirëorganizuar dhe është e domosdoshme që tani t’i japim një fuqi të re.

LAJMI KRYESOR: PS mbledh Asamblenë! Miratohet axhenda për zgjedhjet e 2023-it, ndryshohet statuti

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama

Sondazh

Poll