Politike

VD-Rama merr shembull nga PËRPLASJET në PD: Shikoni kundërshtarët, na duhet një profil i ri

7 Maj 2022, 08:22 Nga DOSJA
VD-Rama merr shembull nga PËRPLASJET në PD: Shikoni

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste mori si shembull demokratët duke u kërkuar që të punojnë që të qëndrojnë në pushtet. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare, Rama tha se duhet që të punonin për elektoratin dhe jo për pushtetin, ndryshe do të përfundnin si PD, duke nënkuptuar se janë në gjendje të keqe.


Na duhen drejtues që i prijnë PS pa pasur axhenda të tjera dhe janë shtabi politik i të nesërmes. Për këtë arsye procesi duhet të jetë i vërtetë dhe i përpiktë me hapat e tij. Mos të ketë monopolime të procesit. Duhet të shmangen nxjerret në ballë që janë rezultat i konfikteve dhe përplasjet për ekiulibrin e forcave. Janë të gjitha të nartyrshme. Garancinë për të qeverisur më tutje nuk na e japin punësimet në shtet. Na e jep një PS që arrin të na përfaqësojë me dinjitet në territor. PS duhet të jetë ajo e votuesve, ta kuptojmë sot sa të jetë vonë. Para se të përfundojmë si kundërshtarët tanë që e kthyen partinë në një detashment të pushtetit dhe ia ku janë sot,”-tha Edi Rama.

FJALA E PLOTË E RAMËS:

Sigurisht kjo është një fazë tranzitore sepse pa diskutim ne duhet të shkojmë pa humbur kohë në bashkëdrejtimin e Partisë në nivelin bashkiak dhe më tutje pastaj, me të parë me të bërë sipas rezultateve dhe sipas analizave që do të pasojnë, por përtej procesit dhe procedurës shumë e rëndësishme të mbahet parasysh se kjo nuk është një zgjedhje e radhës në Partinë Socialiste, por jo është një zgjedhje me rëndësi të madhe strategjike për të ardhmen e Partisë Socialiste. Është një zgjedhje me rëndësi të madhe, jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet vendore për të cilat faktikisht ne e kemi nisur punën dhe të cilave do t’i kushtojmë vëmendjen e të gjithë pjesës së dytë të këtij viti dhe pjesës së parë të vitit në vijim, por është jashtëzakonisht e rëndësishme për vitet që vijnë për gjithë këtë dekadë sepse është domosdoshmëri që ne t’i japim drejtimit të partisë në territor jo vetëm një impuls të ri, por edhe një profil të ri. Një profil të ri politik që na mungon për hir të së vërtetës.

Një një profil të ri që na siguron që partia ka zë në territor dhe ku kryetari i partisë apo kryetaret e partisë nuk janë hije të kryetarëve të bashkisë, as konkurrentë me kryetarët e bashkisë, as burokratë që bëjnë politikën e kuadrit të qeverisë, as zyrtarë që merren me punësime por janë zëdhënës politikë të Partisë Socialiste. Janë njerëz që përçojnë zërin e Partisë Socialiste në territor, që organizojnë dhe mundësojnë komunikimin e partisë në të gjithë territorin dhe dinë të ballafaqohen me njerëzit me modesti dhe me argumente, janë njerëz që i prijnë Partisë Socialiste pa pasur agjenda të tjera dhe që janë shtrati i ri politik i Partisë Socialiste të së nesërmes.

Për këtë arsye, procesi duhet të jetë jashtëzakonisht i vërtetë dhe jashtëzakonisht i përpiktë në të gjithë hapat e vet. Ndaj, për këtë arsye duhet të shmanget çdo lloj formalizmi në këtë proces, për këtë arsye duhet që asambletë e partisë të jenë shumë aktive por të mos kenë monopolin e procesit. Për këtë arsye, duhet të shmangen nxjerrjet në ballë të drejtuesve të partisë që janë rezultat i konflikteve apo i përplasjes për të ndryshuar ekuilibrin e forcave mes grupeve të ndryshme. Të gjitha këto janë gjëra të natyrshme por ama, në këtë proces na duhet një zgjedhje e cila të garantojë një transformim të Partisë Socialiste, që është i domosdoshëm për të përballuar sfidën e së nesërmes dhe për të garantuar vazhdimësinë e Partisë Socialiste si forcë qeverisëse. Ky është thelbi!

Garancinë për të qeverisur më tutje ne nuk na e japin punësimet në shtet. E kam thënë këtë gjë me mijëra herë dhe do vazhdoj ta përsëris pavarësisht se rezistenca e brendshme dhe incercia në këtë drejtim vazhdon. Garancinë për të qëndruar më tutje në krye të vendit ne na e jep një Parti Socialiste, e cila arrin në territor të na përfaqësojë me dinjitet dhe arrin në territor të komunikojë ashtu siç duhet me njerëzit, pa harruar asnjëherë që anëtarësia jonë reale është 60-70 mijë ndërkohë që votuesit tanë janë 600 – 700 mijë e më shumë se kaq. Partia Socialiste në territor duhet të jetë partia e votuesve tanë. Kjo është shumë e rëndësishme që ta kuptojmë sot përpara se të jetë vonë dhe përpara se sa, larg qoftë, të përfundojmë siç kanë përfunduar kundërshtarët tanë, të cilët e kthyen partinë në një detashment të pushtetit dhe ja ku janë sot.

LAJMI KRYESOR: PS mbledh Asamblenë! Miratohet axhenda për zgjedhjet e 2023-it, ndryshohet statuti

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama asambleja e ps 7 maj 2022 edi rama

Sondazh

Poll