Politike

VD-Kryemadhi: Rama dekonspiroi aksionin për kapjen e Dvoranit

7 Maj 2022, 12:06 Nga DOSJA
VD-Kryemadhi: Rama dekonspiroi aksionin për kapjen e Dvoranit

TIRANE– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi ditën e sotme gjatë takimit me gjimnazistët, se Ardian Dvorani ka një histori të fshehur ku kryeministri Edi Rama ka dëmtuar një aksion, që sipas saj, do të kapte në flagrancë Dvoranin dhe shumë të tjerë në një aferë korruptive. 

“T’i përgjigjem në emrin edhe të shumë të tjerëve që s’e kanë dot mundësinë. E di shumë mirë që Ardian Dvorani ka një histori të fshehur ku Rama dëmtoi një aksion, i cili e kapte në flagrancë Ardian Dvoranin e shumë të tjerë në një aferë korruptive. Ai e di mirë që kjo gjë nuk prishet se diku është. E dyta: Rama kërcënon SPAK duke ngritur akuza të dretpërdrejta ndaj SPAK por duhet të tërheqë të gjithë drejtoret e bashkisë të Tiranës që të mos rrinë më poshtë pallateve të prokurorëve të SPAK”, theksoi Kryemadhi.


Pas Sali Berishës, kryeministri ka kërkuar nga SPAK që të mos hetojë Dvoranin por të merren me presidentin e vendit, duke shtuar se ai vetë dhe gjithë shqiptarët (duke folur në emër të tyre) do të donin ta shihnin në përballje me drejtësinë. Por nuk përmendi asnjë akuzë konkrete se përse.

LAJMI KRYESOR: Rama sulmon SPAK,Kraja: Punojmë me kallëzime, jo deklarata! PD: Mesazhe të koduara,ka frikë

(A.B)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll