Politike

Sulmet ndaj SPAK, PD: Edi Ramën e ka kapur frika, ka disa hetime ndaj tij jashtë shtetit

7 Maj 2022, 12:51 Nga DOSJA
Sulmet ndaj SPAK, PD: Edi Ramën e ka kapur frika, ka disa hetime ndaj tij

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar nga selia blu pas kritikave të kryeministri Edi Rama ndaj SPAK. Në një deklaratë nga selia e PD-së, Këlliçi i konsideroi thirrjet e Ramës si një mesazh të koduar duke treguar edhe arsyet. Sipas deputetit, Rama ka nisur që të frikësohet për të dhe personat pranë tij që mund ta “fundosin”.

“Sulmi i përsëritur i Ramës kundër SPAK ka të bëjë me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë. Kjo edhe në bazë të një sërë informacionesh të besueshme në lidhje me disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij. Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që të tërhiqet nga çështjet që prekin Ramën dhe njerëzit e tij. Kjo në botën perëndimore konsiderohet vepër penale dhe dënohet rëndë. Sulmi i tij i sotme është treguesi se Ramës i ka ardhur fundi. Ai kryeministër që kyç gojën përmendin si favorizues një ministër të brendshme të tij dhe sulmon SPAK kur pritet që të ketë arrestime të tjera brenda kabinetit të tij. I vetmi turp i SPAK do të ishte nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit. Turp do të ishte që Rama dhe qeveria e tij të mos ndëshkoheshin,”– tha Këlliçi.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI BELIND KËLLIÇI

Kush ka dëgjuar sot Edi Ramën të sulmojë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, kupton shumë qartë hallin e tij dhe të grupit të struktuar kriminal të qeverisë më të korruptuar në Europë, të cilin e drejton prej 9 vitesh. Klithmat e Edi Ramës “më shpëtoni nga Sali Berisha”, tregojnë as më pak e as më shumë panikun që e ka kapur si dhe gjendjen e tij të pa shpresë. Sulmi i përsëritur dhe akoma më i ashpër sesa në Kongres i Edi Ramës kundër SPAK-ut ka të bëjë vetëm me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë, kjo edhe në bazë të informacioneve të besueshme në lidhje me disa hetime ndërkombetare rreth personit të tij. Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që prokuroria speciale të tërhiqet nga çështje që prekin drejtpërdrejt Edi Ramën dhe njerëz shumë të afërt të tij.

Presioni konstant ndaj institucioneve të drejtësisë, kudo në botë konsiderohet vepër e rëndë penale dhe shantazh. Shqiptarët e dinë shumë mirë se Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë vetëm maja e ajsbergut të aferës së inceneratorëve. Edi Rama e di mirë se në këtë megaaferë, rradha e zyrtarëve të përfshirë është shumë e gjatë, duke vazhduar kryesisht me: Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Armando Subashi, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe deri tek vetë Edi Rama. Kryeministri i qeverisë më të korruptuar në Europë, e di shumë mirë se koncesionet në shëndetësi janë afera skandaloze që kanë përkeqësuar sistemin shëndetësor shqiptar, që pandemia u keqmenaxhua, fondet e shëndetësisë u abuzuan me tendera sekretë e prokurime abuzive. Të gjithë shqiptarët e dinë se pas këtyre aferave qëndron Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama. Çdo aferë të çon tek Edi Rama, prandaj sulmi i tij i sotëm ndaj SPAK është treguesi më i mirë se kohës së Edi Ramës i ka ardhur fundi.

Ai Kryeminister që kyç gojën kur trafikantët ndërkombëtarë të drogës, përmendin si favorizues te trafikut një ministër të Brendshem dhe te Drejtesise te kabinetit të tij, dhe sulmon SPAK-un, kur të gjithë presin arrestime brenda kabinetit të tij, do të thotë se Edi Rama nuk ka hallin e drejtësisë. Ai ka vetëm hallin e tij dhe të karriges që e mban peng përmes korrupsionit dhe aleancës me krimin e organizuar. I vetmi turp i SPAK-ut do të ishte, nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit! Turp dhe shkelje e ligjit do të jetë, kur anëtarët e kësaj qeverie, bashkë me Edi Ramën, të mos ndëshkohen për korrupsionin e tyre të frikshëm dhe demin kolosal qe i kane shkaktuar Shqiperise dhe te ardhmes se vendit tone.

LAJMI KRYESOR: Rama sulmon SPAK,Kraja: Punojmë me kallëzime, jo deklarata! PD: Mesazhe të koduara,ka frikë

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike belind kelliçi rama sulmon spak belind kelliçi rama sulmon spak

Sondazh

Poll