Politike

VIDEO nga numërimi i votave/ ‘Futja 300’, Vokshi: Ishte dashakeqësi, doli jashtë kontekstit

7 Maj 2022, 08:14 Nga DOSJA
VIDEO nga numërimi i votave/ ‘Futja 300’, Vokshi: Ishte

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, njëherësh anëtare e Komisionit të Rithemelimit theksoi se procesi i votimit dhe numërimit ishte transparent. Vokshi foli dhe për një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku dëgjohen anëtarët e Komisionit në momentin kur po kryhet plotësimi i procesverbalit. Deputetja sqaroi se bëhej fjalë për numrin e fletëve të prodhuara dhe jo për votuesit.


“Ka qenë dashakeqësi një video e dalë jashtë kontekstit. Unë gjej rastin ta shpjegoj në respekt të publikut shqiptar. Në videon e shpërndarë mbrëmë është rreth fletëve totale të votimit që janë në vënë në dispozicion të dy tavolinave. Është një numër total i parëndësishëm. Nuk ishin në dijeni për numrin total të prodhuar. Diskutimi po bëhej për këto fletë. Kjo nuk e cenon procesin që mbetet transparent. PD është e vendosur në vullnetin e saj për transparencë të plotë”, sqaroi ajo.

“221? Jo, jo, futja 250. Futja mor 300 aty se e rrumbullakosim pastaj. Po ç’rëndësi ka…,”-u dëgjuan të thonë në video numëruesit në momentin që Albana Vokshi distancohet nga tavolina. (LEXO KËTU).

LAJMI KRYESOR: Gara për kreun e PD, prezantohet rregullorja e re! Zgjedhjet, Vokshi: Proces transparent

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike albana vokshi rithemelimi 7 maj 2022 albana vokshi rithemelimi 7 maj 2022

Sondazh

Poll