Politike

VD-Sot afati për aplikuesit! Del RREGULLORJA e garës për kreun e PD

7 Maj 2022, 07:56 Nga DOSJA
VD-Sot afati për aplikuesit! Del RREGULLORJA e garës për kreun e

TIRANË– Ditën e sotme është bërë publike rregullorja e garës për kreun e Partisë Demokratike. Anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Eno Bozdo prezantoi rregullohen e brendshme mbi modalitetet e procesit zgjedhor për kryetar të Partisë Demokratike.

Ndryshimi i parë, administrimi i procesit zgjedhor. Cdo kandidat të caktojë pranë komisionit tonë një vëzhgues të tij të përhershem ë ka akses të plotë në veprimet e komisionit, merr pjesë në gjithë mbledhjet e merr fjalën kur ka propozime apo ankesa. Në komisionin e votimit e numërimit në degë do caktohet një përfaqësues në komisionin e votimit. Ndryshimi tjetër ka të bëjë me listat. Komisioni ka përgjegjësinë ti japë akses të plotë e cdo kandidati në listen zgjedhore. 


RREGULLORJA

Procesi zgjedhor për Kryetar të PDSH garanton parimin e konkurrimit të lirë dhe shanseve të barabarta midis kandidatëve si dhe kontrollin e tyre mbi mënyrën e realizimit të tij. Zgjedhjet bëhen me votim të lirë, të fshehtë, të barabartë dhe të drejtpërdrejtë, sipas modaliteteve të parashikuara në këtë udhëzim. Anëtarët e partisë me të drejtë vote e ushtrojnë lirisht të drejtën e votes. Kandidatët ftohen të paraqesin programin e tyre përpara strukturës së partisë dhe anëtarëve të partisë. Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, i mundësojne çdo kandidati akses të barabartë në garë. Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, qëndrojnë asnjanës në procesin zgjedhor. Çdo kandidat ka të drejtën të caktojë pranë KOKOE, brenda datës 10 maj 2022, një vëzhgues të tij të përhershëm. Vëzhguesi ka akses të plotë në të gjithë veprimtarinë e Komisionit. Ai njoftohet dhe merr pjesë në çdo mbledhjen të Komisionit dhe merr fjalën sa herë e kërkon për të parashtruar kërkesa, propozime apo ankesa.

Në Komisionet e Votimit dhe të Numërimit në degë, çdo kandidat ka të drejtën të caktojë një përfaqësues në Komision. KOKOE ka përgjegjësinë të japë akses të plote dhe të menjëhershëm çdo kandidati në listën zgjedhore. Ky akses fitohet menjëherë pas regjistrimit të çdo kandidati nga KOKOE. Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike merr masat për pasqyrimin e barabartë të fushatës zgjedhore të secilit kandidat duke shpërndarë zyrtarisht çdo njoftim të kandidatit apo çdo përmbledhje të takimeve të tij. Secili kandidat ka të drejtë të përdorë mjediset e selisë qendrore të Partisë Demokratike apo selitë e Degëve të partisë në rrethe për aktivitete të tij gjatë fushatës zgjedhore apo për komunikimin me mediat. Kryesitë e degëve marrin masa për plotësimin e kësaj pike.

LAJMI KRYESOR:Gara për kreun e PD, prezantohet rregullorja e re! Zgjedhjet, Vokshi: Proces transparent

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike eno bozdo rithemelimi 7 maj 2022 eno bozdo rithemelimi 7 maj 2022

Sondazh

Poll