Politike

Biznesmenë, ministra dhe deputetë; hyrja me pagesë! Sa do paguajnë anëtarët çdo muaj për PS

7 Maj 2022, 11:07 Nga DOSJA

TIRANË- Është mbajtur sot Asambleja e Partisë Socialiste ku janë marrë dhe vendime të rëndësishme në lidhje me vazhdimësinë organizative të partisë. Ajo që tërhoqi dhe vëmendjen e mediave ishte një vendim i marrë në lidhje me “arkën” e PS ku tashmë cdo biznesmen që është anëtar partie, ministra dhe deputetë do të jenë të detyruar të derdhin një shumë të caktuar çdo muaj.

Sipas dokumentit të siguruar nga “Balkanweb”, biznesmenët që janë edhe anëtarë partie kanë “gjobën” më të madhe për të paguar. Ata do të derdhin çdo muaj, deri në dhjetor nga 8 mijë lekë të reja. Por po ashtu, një “gjobë” jo dhe aq të vogël kanë për të paguar edhe ministrat dhe deputetët, të cilët duhet të çojnë në arkën e partisë nga 7 mijë lekë në muaj. Të punësuarit anëtarë partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë në varësi të të ardhurave që kanë, ndërsa studentë, pensionistë dhe punonjës fshati kanë një kuotë simbolike prej 50 lekë në muaj për të paguar.

LAJMI KRYESOR: Asambleja e PS!Rama: SPAK të shohë nga Berisha e Meta.S’jam i kënaqur me disa kryebashkiakë

(e.k/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike asambleja e ps 7 maj 2022 asambleja e ps 7 maj 2022

Sondazh

Poll