Politike

“Durrësi”/ Gjykata nuk i dha mandatin, kandidatja e PS: Do apeloj. Kundërshtarja e BD: Kur është në kohën e fundit, nj

19 Korrik 2019, 11:33 Nga DOSJA
“Durrësi”/ Gjykata nuk i dha mandatin, kandidatja e PS: Do

DURRËS– Kandidatja e Partisë Socialiste Valbona Sako i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Durrësit për njohjen e mandatit të saj të fituat pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Mësohet se PS-ja ka zgjedhur ta rishqyrtojë çështjen me gjyqtarin Shpëtim Rekën dhe pritet të merret vendimi.

Valbona Sako e ka cilësuar mandatin e saj si të ligjshëm, ndaj të hënën paralajmëroi apelimin të vendimit.

“Të hënën do ta apeloj vendimin në Gjykatën e Apelit për të kërkuar të drejtën time”, ka thënë Sako.

Lidhur me kërkesën e Sakos ka reaguar edhe kundërshtarja e saj nga Bindja Demokratike, Valbona Sakollari.

Në reagimin e saj Sakollari, shkruan se kur ka mbërritur fundin, njëriu bën çdo gjë  për të mjergulluar realitetin.

“Çuditë i patëm dhe në mes të dimrit, ndaj s’kishin si të mungonin në behar, me gjithë këtë vapë… nuk po i vihet fré fantazisë, çdo ditë nga një “shpikje” politike/juridike/katastrofike….Kur është në kohën e fundit, njeriut nuk i vihet re cfarë bën. Kështu dhe këtij sistemi, duke qenë në grahmat e fundit të tij, nuk i vihen re marrëzitë që prodhohen ditë pas dite me të vetmin qëllim të shpërndarjes të sa më shumë tymnaje, për të mjegulluar realitetin,”-shkruan Sakollari.

Dy ditë më parë Gjykata e Durrësit ka vendosur që të mos i japë mandatin Valbona Sakos me pretendimin se procesi nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë këto zgjedhje nul.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia durres valbona sako valbona sakollari zgjedhjet lokale 2019 bashkia durres valbona sako valbona sakollari zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll