Politike

Gjykata konfirmoi mandatin e Sakos, reagon Basha: Drejtësia nën kontrollin e Ramës

19 Korrik 2019, 12:39 Nga DOSJA
Gjykata konfirmoi mandatin e Sakos, reagon Basha: Drejtësia nën

TIRANË- Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar, pasi Gjykata e Durrësit konfirmoi mandatin kandidates së majtë Valbona Sako, e cila ka fituar bashkinë me 9 mijë vota.

Në një reagim në faqen e tij në Façebook, Basha thotë se drejtësia është nën kontrollin e Ramës dhe është kthyer në private të tij.

E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.

Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.

Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan”, shkruan Basha.

Dy ditë më parë Gjykata e Durrësit ka vendosur që të mos i japë mandatin Valbona Sakos me pretendimin se procesi nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë këto zgjedhje nul.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata e durresit gjykata jep mandatin sakos lulzim basha valbona sako gjykata e durresit gjykata jep mandatin sakos lulzim basha valbona sako

Sondazh

Poll