Politike

E refuzoi dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit jep mandatin Valbona Sakos

19 Korrik 2019, 13:16 Nga DOSJA
E refuzoi dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit jep mandatin

DURRËS- Gjykata e Durrësit bën lëvizjen e papritur, i ka njohur mandatin kandidates së majtë për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako.

Dy ditë më parë, gjykata refuzoi të certifikojë mandatin e Sakon, edhe pse kjo e fundit kishte bërë kërkesë për njohjen e mandatit. Partia Socialiste ka bërë kërkesë si objekt politik, për të marrë vërtetimin në Gjykatë. Sipas ligjit, kërkesën për të marrë vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë, mund ta bëjë vetë kryebashkiaku ose forca politike që ai përfaqëson. Gjykatës i kësaj çështje u caktua Shpëtim Reka, i cili në një seancë ditën e sotme, vendosi t’i japë vërtetimin e mandatit të kryetares së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sakos, të zgjedhur nga Partia Socialiste.

Gjykata vlerëson se Partia Socialiste e Shqipërisë, duke qenë pjesë e koalicionit zgjedhor që ka regjistruar kandidaturën e Znj.Valbona Sako për Kryetare të Bashkisë Durrës, legjitimohet të kërkojë nga gjykata vërtetimin e mandatit të saj si Kryetare Bashkie në kuptim të nenit 32/b të K.Pr.Civile, nenit 60 të Ligjit nr.139/2015 „Për vetëqeverisjen vendore“ dhe neneve 60 e vijues të Kodit Zgjedhor. Në vlerësimin e gjykatës në ato raste që kandidati për kryetar bashkie regjistrohet në KZQ si kandidat i një subjekti politik, legjitimimin për të kërkuar vërtetimin e mandatit e ka si vetë kandidati, ashtu edhe nga partia, koalicioni apo partitë politike përkatëse. Ky përfundim rezulton si nga interpretimi literal e sistematik i nenit 60 të Ligjit Nr.139/2015 në raport me dispozitat e tjera të këtij ligji, ashtu edhe nga parashikimet e nenit 60/1, 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor të cituar mësipër, i cili parashikon se kandidati për kryetar bashkie i propozuar nga një subjekt politik apo koalicion partish regjistrohet në KZAZ apo KQZ nga partia politike apo koalicioni përkatës. Për rrjedhojë, do të ishte nonsens që partia politike apo koalicioni përkatës të konsiderohej se nuk ka interes të ligjshëm në kërkimin për vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë. Në përfundim të kësaj analize gjykata arrin në konkluzionin se nuk ekzistojnë pengesa procedurale që do të pengonin shqyrtimin nga ana e saj të kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për vërtetimin e mandatit si Kryetare e Bashkisë Durrës të Znj.Valbona Sako. Pas këtij përfundimi gjykata çmon se prej saj duhet të shqyrtohet legjitimimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë në paraqitjen e kërkesës për vërtetimin e mandatit të kryetari të bashkisë, kompetenca”, thuhet në vendimin e dhënë sot nga gjyqtari Shpëtim Reka.

Dy ditë më parë Gjykata e Durrësit ka vendosur që të mos i japë mandatin Valbona Sakos me pretendimin se procesi nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë këto zgjedhje nul.

(a.m/dosja.al.)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gjykata e durresit gjykata jep mandatin sakos lulzim basha valbona sako edi rama gjykata e durresit gjykata jep mandatin sakos lulzim basha valbona sako

Sondazh

Poll