Politike

Seancë për dhënien e mandatit kandidatit të majtë, Miranda Rira e LSI-së bën kërkesën e papritur

19 Korrik 2019, 13:43 Nga DOSJA
Seancë për dhënien e mandatit kandidatit të majtë,

PRRENJAS- Kryetarja aktuale e bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme në seancën gjyqësore ku pritet t’i jepet mandati, kandidatit fitues të majtë në këtë qytet, Nure Belba.

Në letrën drejtuar gjykatës së Elbasanit, ku mes të tjerash Rira kërkon të jetë e pranishme në seancën gjyqësore, pasi sipas saj kandidati tjetër është shpallur fitues në një proces gjyqësor, që siç e thekson ajo është i paligjshëm.

“Ky proces i paligjshëm e bën mandatin e tij automatikisht të paligjshëm dhe si i tillë nuk mund të vërtetohet nga ana e gjykatës si kryetar bashkie”, shkruan Rira ndër të tjera në letër.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mandati i belbes miranda rira nure belba mandati i belbes miranda rira nure belba

Sondazh

Poll