Aktualitet

U filmua teksa bënte veprime të turpshme para dy fëmijëve, arrestohet 73-vjeçari në Tiranë

19 Korrik 2019, 17:01 Nga DOSJA
U filmua teksa bënte veprime të turpshme para dy fëmijëve,

TIRANË– Një 73-vjeçar me banim në Vlorë është vënë në prangat e policisë së Tiranës. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L.S., i cili para dy javësh është filmuar teksa bënte veprime të ndryshme përpara dy fëmijëve.

Mësohet se 73-vjeçari ka rezultuar të jetë i njëjti person që u shfaq në një video teksa kryente veprime të turpshme përballë dy minorenëve. 

Njoftimi i policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë, për veprat penale ” Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”

Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezulat i kqyrjes së pamjeve filmike rezultoi se shtetasi L.S, është autor i dyshuar i këtyre veprave penale, ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku shtetas shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 73 vjecari ne tirane veprime te turpshme arrestohet 73 vjecari ne tirane veprime te turpshme

Sondazh

Poll