Aktualitet

Kanabis dhe armë zjarri, arrestohen 7 persona në Krujë, 9 të tjerë në kërkim (VD)

19 Korrik 2019, 16:35 Nga DOSJA
Kanabis dhe armë zjarri, arrestohen 7 persona në Krujë, 9 të

KRUJË– 7 persona janë arrestuar në Krujë dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Policia ka zbarkuar në Krujë ku ka sekuestruar një armë zjarri të llojit pistoletë dhe ka pikasur përsonat e mësipërm të përfshirë në kultivim dhe trafikim kanabisi.

Kjo ishte faza e dytë e operacionit që u realizua pak ditë më parë, kur u vunë në pranga 9 persona të tjerë.

Njoftim i policisë 

Finalizohet një tjetër operacion policor antikanabis i koduar “Ndëshkimi 2”

Në pranga 7 persona për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë si dhe asgjesohen bimë kanabis të kultivuara nga këta persona.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës dhe Forcën e Posaçme Opreacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës.

Operacioni i sotëm në vijim të operacionit policor të koduar “Ndëshkimi”, si rezultat i të cilit u arrestuan dhe ndaluan 9 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Pas një hetimi 2 mujor me Metoda Speciale Hetimi ,Komisariati i Policise Krujë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës e ato të F.L.O , finalizuan me sukses Operacionin Policor të koduar “Ndëshkimi 2” .

Në funksion të procedimit penal prill 2019 u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për shtetasit:

T.K., 27 vjec,
I.D., 27 vjeç,
S.D., 28 vjeç,
E.D., 23 vjeç,
B.D., 38 vjeç,
A.D., 17 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barkanesh të rrethit Krujë.

Si dhe u bë ndalimi i shtetasit B.D, 19 vjeç, me banim në Krujë për veprën penale “Kutivimi i bimëve narkotike”.

Ndërsa për një shtetase , Gjykata vendosi masën e e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike, në territorin e fshatit Barkanesh, Zgerdhesh, Kurcaj, të rrethit Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit T.K., Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë .

Po në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 9 aparte celular.

Matrialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 7 persona ne kruje operacion policior ne kruje policia zbarkon ne kruje arrestohet 7 persona ne kruje operacion policior ne kruje policia zbarkon ne kruje

Sondazh

Poll