Sport

Goli i Asllanit nuk mjafton, Inter përmbys me zemër Empolin; përkohësisht në vendin e parë

6 Maj 2022, 18:54 Nga DOSJA
Goli i Asllanit nuk mjafton, Inter përmbys me zemër Empolin;

ITALI– Në ndeshjen hapëse të javës së 36-të të Serie A, Inter mund Empolin 4-2 me përmbysje dhe, të paktën deri të dielën në mbrëmje, është në krye të renditjes me një pikë përpara Milanit.

Nisje shokuese për zikaltërit, të cilët pas 5 minutash e shohin veten në disavantazh kur Pinamonti shënoi golin e parë, ndërkohë që në të 28-tën Asllani do të realizonte të dytin. Goli i parë për mesfushorin shqiptar.

Inter nuk dorëzohet dhe në minutën e 40′ një autogol i Romagnolit dhe goli i Martinez në të 45-tën do të mbyllnin pjesën e parë. Në pjesën e dytë, do të ishte sërish Martinez që do të shënonte golin e tretë, ndërsa pokeri do të vinte në minutën e 94′ me Alexis Sanchez.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport empoli inter empoli inter

Sondazh

Poll