Aktualitet

Gara për kreun e PD, prezantohet rregullorja e re! Zgjedhjet, Vokshi: Proces transparent

7 Maj 2022, 07:44 Nga DOSJA
Gara për kreun e PD, prezantohet rregullorja e re! Zgjedhjet, Vokshi:

TIRANË– Sali Berisha është i vetmi kandidat në garë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Kështu u deklarua ditën e sotme nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale. Gjatë një konference nga selia e PD-së, deputetja Albana Vokshi deklaroi se Berisha dorëzoi dje të gjitha dokumentet e nevojshme për të kandiduar. Po ashtu, afati për të dorëzuar dokumentet për çdo kandidat u shty. Ata kanë kohë deri sot në orën 00:00.

Një proces transparent me në thelb votën, kështu e konsideroi Albana Vokshi garën për kryetar të këshillit kombëtar të PD. Ajo deklaroi se Edi Paloka u shpall me mbi 65% të votave kryetar dhe se është hera e parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent. Ndërkohë Enno Bozdo, në cilësinë e anëtarit të Komisionit te Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale, njoftoi ndryshimet që do të pësojë rregullorja per zgjedhjet per kreun e PD.

Në rregulloren e re, procesi për zgjedhjen e kryetarit do të ketë konkurim të lirë dhe shanse të barabarta mes kandidatëve. Po ashtu, pika e dytë garanton se zgjedhjet do të bëhen me votim të lirë, të fshehtë dhe të barabartë. Çdo kandidat ka të drejtën të caktojë pranë KOKOE, brenda datës 10 maj 2022, një vëzhgues të tij të përhershëm. 

NDRYSHIMET NË RREGULLORE:

1. Çdo kandidat të caktojë pranë komisionit një vëzhgues të përhershëm, që do të ketë akses në të gjithaq veprimtaritë e komisionit për ankesa dhe propozime. Do të jetë pothuajse i barabartë me ne që jemi në Komision

2. Çdo kandidat mund të ketë 1 përfaqësues në komisionin e votimit. Kjo për të eliminuar ankesat në procesin e numërimit të votave, në mënyrë që të jetë procesi hapur dhe i drejtë.

3. Aksesi i kandidatëve në listat zgjedhore. Komisioni ynë ka përgjegjësinë t’i jap akses të plotë dhe të menjëhershme çdo kandidati në procesin zgjedhor.

4. Akses në zyrën e shtypit të PD. Çdo kandidatë ka të drejtë të përdorë selinë e PD.

Ditën e djeshme, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi rezolutën për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Në shkresën e zyrtarizuar, PD-ja mandatuar Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike që të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvendin e Shqipërisë. Po ashtu, u zgjodh edhe Edi Paloka, si kreu i Këshillit Kombëtar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VIDEO nga numërimi i votave/ ‘Futja 300’, Vokshi: Ishte dashakeqësi, doli jashtë kontekstit

Kryetari i ri i PD/ Berisha i vetëm në garë, ‘Rithemelimi’ shtyn afatin për kandidaturat

Sot afati për aplikuesit! Del RREGULLORJA e garës për kreun e PD

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike rithemelimi 7 maj 2022 rithemelimi 7 maj 2022

Sondazh

Poll