Aktualitet

Zjarrëvënia në Shkodër! Autorë kishte synim ‘Audi-n’ e Dushkut, i riu i arrestuar më parë

7 Maj 2022, 07:10 Nga DOSJA
Zjarrëvënia në Shkodër! Autorë kishte synim

SHKODËR– Objektivi i autorit në Shkodër, ishte mjeti në pronësi të Gent Dushkut. Autorët kanë dashur të djegin mjetin ‘Audi’ të Dushkut, mirëpo si pasojë e erës ato janë djegur njëra pas tjetrës. Duke qënë se kjo makinë ishte parkuar në një radhë me disa të tjera, prej saj kanë marrë flakë edhe tri makinat ngjitur: një “Audi A6”, një “Golf” dhe një “Opel”.

Gent Dushku nuk është emër i panjohur për policinë pasi është vënë në pranga në vitin 2016, për tenativë vrasje. 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Bexhistenit në hyrje të qytetit të Shkodrës. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, dhe janë duke u sekuestruar kamerat e sigurisë, për të parë nëse ka gjurmë të autorëve të kësaj zjarrvënie.

LAJMI KRYESOR: FOTO- Dyshohet e qëllimshme! Digjen gjatë natës 4 mjete në hyrje të Shkodrës

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet digjen mjetet ne shkoder gazmend dushku shkoder digjen mjetet ne shkoder gazmend dushku shkoder

Sondazh

Poll