Aktualitet

“Na grabitën”/ Shqiptari plagos gruan, inskenon SKEMËN, zbulohet mashtrimi i 45-vjeçarit

7 Maj 2022, 07:25 Nga DOSJA
“Na grabitën”/ Shqiptari plagos gruan, inskenon SKEMËN,

PISTOIA– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 45-vjeçar ka plagosur bashkëshorten e tij dhe më pas ka inskenuar një grabitje. Gjatë një sherri në shtëpi, shqiptari kishte qëlluar me thikë në bark bashkëshortjen e tij 34-vjeçare, duke e plagosur por fatmirësisht pa i cënuar jetën.

Pasi e plagosi e dërgoi vetë në spital, ndërsa efektivëve të Policisë se gruan ia kishte sulmuar në rrugë një burrë me fytyrë të mbuluar dhe i armatosur me thikë.

Sipas historisë së trilluar, agresori e kishte goditur gruan për t’i marrë çantën. Por hetimet zbuluan diçka tjetër. Mesa duket ishte shqiptari ai që vazhdimisht dhunonte gruan dhe dy fëmijët e mitur, 8 dhe 12 vjeç. Për karabinierët do të kishte pasur abuzime të vazhdueshme, veçanërisht ndaj gruas, të cilat nuk do të pushonin as pas daljes nga spitali.

Marrë nga corrierefiorentino.corriere.it

(k.m.dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari plagos gruan me thike itali shqiptari plagos gruan me thike

Sondazh

Poll