Aktualitet

I dënuar për drogë, arrestohet një tjetër i shpallur në kërkim nga Spanja, pse akuzohet

7 Maj 2022, 07:29 Nga DOSJA
I dënuar për drogë, arrestohet një tjetër i shpallur

VLORË– Një tjetër shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia spanjolle është vënë në pranga nga Policia e Shtetit. Në kuadër të operacionit të koduar “Lugo”, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, 38-vjeçarin Antonio Xhaferi, banues në fshatin Bishan, Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle pasi ishte shpallur fajtor për trafik narkotikësh.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

 

 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugo”. Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit: A. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin penal të datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizate kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me  autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet antonio xhaferi policia e shtetit antonio xhaferi policia e shtetit

Sondazh

Poll