Aktualitet

I vendoset lëndë plasëse kancelarisë së një gruaje në Kamëz, nisin hetimet

7 Maj 2022, 06:53 Nga DOSJA
I vendoset lëndë plasëse kancelarisë së një gruaje

TIRANË– Një sasi lënde plasëse është vendosur mbrëmjen e kaluar në biznesin në pronësi të gruas me inicialet XH.GJ. Për pasojë, kancelaria ka pësuar dëme materiale. Policia informon se ngjarja ndodhur në rrugën ‘Teuta’ në Kamëz. Dyshohet se autori ka vendosur lëndën plasëse e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet nësë pronarja e biznesit ka pasur probleme me persona. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 07.05.2022, në Rrugën Teuta, Kamzë, rreth orës 00:25, eshte konstatuar zjarr në kancelarinë në pronësi të shtetases Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga verifikimet paraprake dyshohet për hedhje/vendosje të ndonjë lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet kamez lende plasese biznesit kamez lende plasese biznesit

Sondazh

Poll