Aktualitet

I vihet qëllimisht zjarri ‘Audit A6’ në Shkodër digjen edhe 3 makina të tjera (PAMJE)

7 Maj 2022, 06:36 Nga DOSJA
I vihet qëllimisht zjarri ‘Audit A6’ në Shkodër

SHKODËR– Katër automjete janë djegur gjatë natës në hyrje të Shkodrës, në vendin e quajtur “Tek Bexhisteni”. Mjetet kanë qenë të parkuara, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. 

Zjarri iu vu me qëllim “Audit A6” së parkuar me targë “AB006GD” në përdorim të Gazmend Dushku. Duke qenë se makinat ishin të parkuara nga flakët janë përfshirë edhe 3 automjete të tjera. Mjeti me targa AA821VC Audi A3, në pronësi të Alma Çela, mjeti me targa AB006GD Audi A6, në pronësi të Gamend Dushku, mjeti me targa AB522EE dhe mjeti me targa AA593ZM Opel Corsa, në pronësi të Agim Markës, u shkrumbuan.

Ishin banorët e zonës ata që kanë identifikuar zjarrin dhe kanë njoftuar zjarrfikësen për të vënë situatën nën kontroll.

“Shënjestra” e autorëve mësohet se ka qenë makinës tip ‘Audi’ i Gent Dushkut, i cili është emër i njohur për policinë pasi ka qënë i arrestuar në vitin 2016 për tentativë vrasjeje. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, dhe janë duke u sekuestruar kamerat e sigurisë, për të parë nëse ka gjurmë të autorëve të kësaj zjarrvënie.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U dogjën ‘rastësisht’! Zjarri nisi te ‘Audi A6’, preku mjetet e tjera, emrat e pronarëve

Zjarrëvënia në Shkodër! Autori kishte synim ‘Audi-n’ e Dushkut, dogji edhe mjetet e tjera

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet digjen mjetet ne shkoder gazmend dushku shkoder digjen mjetet ne shkoder gazmend dushku shkoder

Sondazh

Poll