Aktualitet

Udhëtimi i fundit/ Aksidenti i mori jetën çiftit polak në Shkodër, gjendet kamera ‘Go Pro’

7 Maj 2022, 06:17 Nga DOSJA
Udhëtimi i fundit/ Aksidenti i mori jetën çiftit polak në

SHKODËR– Kamera ‘Go Pro’ e çifiti polak është gjetur dhe sekuestruar nga grupi hetimor. Çifti Valdemar dhe Marta Makovski, kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushimi. Kamera që kanë pasur dy viktimat me vete gjatë udhëtimit për të dokumentuar gjithçka është gjetur në një cep të rrugës dhe është sekuestruar nga Policia. Të gjithë materialet që mund të rikuperohen nga kamera do të përdoren nga grupi hetimor për të mësuar më shumë mbi dinamikën e këtij aksidenti tragjik.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jenë bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Pas përplasjes së fortë me dy viktima, efektivët kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër drejtuesin e automjetit tip “GOLF 5”, David Gjonaj. Policia bën të ditur se pas testit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit nuk kishte konsumuar alkool.

Deri më tani, mendohet se drejtuesi i automjetit tip “Golf”, Gjonaj, ka dashur që të presë rrugën kryesore për t’u futur në një karburant në anë të rrugës, me qëllim për t’u furnizuar, por në atë moment ka ardhur motori i dy turistëve, duke u përplasur me makinën. Drejtuesi i motorit Valdemar Makovski është munduar që të frenojë, por nuk ka pasur kohë duke u përplasur me mjetin dhe duke përfunduar disa metra në ajër e më pas në tokë, përplasje e cila i mori jetën në moment 47- vjeçarit dhe bashkëshortes së tij.

Turistët nga Polonia humbën jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik të ndodhur në aksin Shkodër-Tiranë në afërsi të fshatit Shkjezë, në zonën e Bushatit. Viktimat, 47 dhe 42 vjeçe, po udhëtonin me një motor në drejtim të Tiranës, kur papritur u përplasën me automjetin tip “GOLF 5” të drejtuar nga David Gjonaj nga Puka, 27 vjeç, i cili kishte marrë me qira automjetin. 

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet vdesin 2 turiste ne shkoder vdesin 2 turiste ne shkoder

Sondazh

Poll