Aktualitet

Vdes turisti 75-vjeçar në Durrës, pësoi arrest kardiak

19 Korrik 2019, 13:19 Nga DOSJA
Vdes turisti 75-vjeçar në Durrës, pësoi arrest kardiak

DURRËS– Një turist i moshës 75-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Dosja.al mëson se ngjarja ndodhur në orën 14:00, në lagjen nr.13 në zonën e plazhit të qytetit bregdetar.

Turisti është futur për t’u larë në det dhe më pas dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak. 75-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është transportuar për në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 19.07.2019,rreth orës 14:07, në lagjen nr.13,Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë ,ai është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, por ka ndërruar jetë, dyshohet arrest kardiak.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrest kardiak durres nderron jete turisti vdes turisti ne durres arrest kardiak durres nderron jete turisti vdes turisti ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2019, 11:20

Tiranë- Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës ku një vajzë 7 -vjeçe, e klasës së parë, është përdhunuar nga disa persona ka reaguar edhe Altin Hazizaj...