Aktualitet

Ngacmimi i 7-vjeçares, Policia: Na njoftoi e ëma, vajza është marrë në pyetje, një i mitur është arrestuar

19 Korrik 2019, 12:43 Nga DOSJA
Ngacmimi i 7-vjeçares, Policia: Na njoftoi e ëma, vajza

TIRANË– Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me rastin e ngacmimit të 7-vjeçares në Durrës. 

Sipas policisë, ngjarja është raportuar më 4 korrik 2019 nga vetë mamaja e vajzës, e cila ka treguar se e mitura ishte gënjyer nga dy të mitur, banorë të lagjes, të cilët kanë kryer vepra të turpshme me të bijën.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, Policia e Durrësit ka marrë në pyetje vajzën në prani të psikologes dhe nënës së saj.

Vetëm të nesërmen, Polcia ka ndaluar një djalë të moshës 16-vjeçare, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale është ndjekur në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Nisur nga keqpërdorimi mediatik i ngjares së ndodhur më datë 4 korrik 2019, në Durrës, ku dy të mitur kanë kryer vepra të turpshme më një shtetase të mitur dhe se Policia ka fshehur ngjarjen, sqarojmë opininon publik se:

Në datë 04.07.2019, pranë Komisariatit të Policisë Durrës është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një shtetase, e cila ka shpjeguar se rreth një javë më parë vajza e saj është gënjyer nga dy shtetas po të mitur, banorë të lagjes, të cilët kanë kryer vepra të turpshme.

Për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, Policia e Durrësit menjëhetë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke e marrë në pyetje vajzën në prani të psikologes dhe nënës së saj, si dhe është komunikuar me prokuroren e gatshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Si rezultat i veprimeve të kryera, më datë 05.07.2019, është bërë ndalimi i një të mituri, i moshës 16 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë.

Në lidhje me këtë ngjarje me impakt në publik dhe me pasoja për shtetasen e mitur dhe familjarët e saj, Policia e Shtetit ka shmangur në maksimum publikimin e këtij rasti, duke e lënë shkurt e pa detaje në Ëebin zyrtar:

Në këtë kuadër Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të shmangë sa të jetë e mundur publikimin e të dhënave personale të vajzës së mitur apo detaje rreth ngjarjes.

Policia e Shetit është e angazhuar dhe e përkushtuar në shërbim të qytetarëve dhe në luftë pa kompromis kundër paligjshmërisë.

Një vajzë 7-vjeçe dyshohet është përdhunuar në ambientet e një shkolle në Durrës. Dyshohet se vajza është lidhur dhe më pas është përdhunuar nga disa persona në tarracën e shkollës. Për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar deri më tani një ri. Policia mbajti të fshehtë për dy javë ngjarjen.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres përdhunimi i 7 vjeçares në durrës policia e shtetit durres përdhunimi i 7 vjeçares në durrës policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2019, 11:20

Tiranë- Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës ku një vajzë 7 -vjeçe, e klasës së parë, është përdhunuar nga disa persona ka reaguar edhe Altin Hazizaj...