Aktualitet

Ngacmimi i 7-vjeçares në Durrës, Prokuroria sqaron ngjarjen: S’ka pasur tentativë për përdhunim

19 Korrik 2019, 12:34 Nga DOSJA
Ngacmimi i 7-vjeçares në Durrës, Prokuroria sqaron ngjarjen:

DURRËS– Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës ka reaguar pas lajmit se një e mitur është përdhunuar në shkollë.

Sipas Prokurorisë, ndaj vajzës nuk është tentuar të kryehet asnjë abuzim seksual duke bërë thirrje edhe njëherë për mospublikimin e të dhënave që mund të ekspozojnë të miturit e përfshirë në ngjarje.

Nuk janë të sakta njoftimet e përhapura në media lidhur me këtë çështje, sipas akteve të administruara nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marredhenieve seksuale me të mitur,”-shkruan Prokuroria.

Njoftimi i plotë:

Tiranë, më 19.07.2019

NJOFTIM PËR MEDIA NGA PROKURORIA
PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË DURRËS

Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, lidhur me rastin që është përhapur në media që ka të bëj me një ngjarje të ndodhur ne Arapaj Durrës, ju informojmë se:
Është regjistruar çështja penale Nr.1288 që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga nenet 108/a dhe 110/2 të Kodit Penal.

Nuk janë të sakta njoftimet e përhapura në media lidhur me këtë çështje, sipas akteve të administruara nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marredhenieve seksuale me të mitur”.

Rasti ka të bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye bazuar në parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur ju bëjmë me dije se është i ndaluar çdo lloj publikimi lidhur me rastin.

Do të kërkojmë mirëkuptimin tuaj për mospublikimin e rastit si arsye e parashikimeve të ketij Kodi.

Duke ju falenderuar për vëmendjen!

Një vajzë 7-vjeçe dyshohet është përdhunuar në ambientet e një shkolle në Durrës. Dyshohet se vajza është lidhur dhe më pas është përdhunuar nga disa persona në tarracën e shkollës. Për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar deri më tani një ri. Policia mbajti të fshehtë për dy javë ngjarjen.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres përdhunohet 7-vjeçarja në durrës prokuroria e durresit durres përdhunohet 7-vjeçarja në durrës prokuroria e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2019, 11:20

Tiranë- Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës ku një vajzë 7 -vjeçe, e klasës së parë, është përdhunuar nga disa persona ka reaguar edhe Altin Hazizaj...