Aktualitet

5-vjeçari humb kontaktin me familjarët në plazhin e Spillesë, kërkon të lidhet me ta, është pickuar nga një peshk (Foto

19 Korrik 2019, 12:11 Nga DOSJA
5-vjeçari humb kontaktin me familjarët në plazhin e

Durrës- Në plazhin e Spillesë në Durrës një djalë 5-vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët e tij.

Samuel Xhepa kërkon prindërit e tij. Tashmë është nën kujdesin e autoriteteve lokale.

“Ky është Samuel Xhepa, vogëlushi 5 vjeçar, i cili ka humbur në plazhin Leonardo, në Spille. Samueli u vu re nga Marlindi, Vrojtuesi i Plazhit,i cili menjëherë i ofroi ndihmë pasi vogëlushi ishte pickuar nga një peshk. Pas një bisede me vogëlushin, Samueli i tregoi se i ati quhet Sinan Xhepa. Marlindi ka njoftuar autoritetet lokale dhe së bashku me Samuelin janë ende në pritje të familjes së vogëlushit. Nëse e njihni vogëlushin dhe prindërit e tij, ju lutemi të jepni ndihmën tuaj që Samueli t’u bashkohet sa më shpejt prindërve.”, njofton Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.

Ende nuk ka asnjë reagim nga familjarët.

 

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5-vjeçari humb kontaktin me familjarët plazhi i spillesë samuel xhepa 5-vjeçari humb kontaktin me familjarët plazhi i spillesë samuel xhepa

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2019, 11:20

Tiranë- Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës ku një vajzë 7 -vjeçe, e klasës së parë, është përdhunuar nga disa persona ka reaguar edhe Altin Hazizaj...