Aktualitet

VD-ALARMOHEN banorët në Klos/ Gjendet disa predha luftarake pranë tokave bujqësore

6 Maj 2022, 11:40 Nga DOSJA
VD-ALARMOHEN banorët në Klos/ Gjendet disa predha luftarake pranë

DIBËR-Ditën e sotme janë gjetur të tjera predha luftarake në zonën e Klosit. Pas zbulimit të një predhe granathedhësi në afër të urës së fshatit Fullqet në shtratin e lumit Mat, të tjera janë zbuluar në vendin e quajtur pazari i vjetër.

Predhat antitank dhe predha të tjera janë konstatuar nga banorë teksa punonin tokën bujqësore në afërsi të ish repartit ushtarak. Predhat e zbuluara janë marrë nga ekspertët e repartit të xhenios pranë Forcave të Armatosura për t’i demontuar në Tiranë.


Në Maj të vitit 2016, Ministria e Mbrojtjes i çertifikoi të sigurta tunelet e Klosit, ndërsa zona përreth këtyre tuneleve vijon të ketë municione luftarake ende të pashpërthyera.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet klos predha predha ne klos klos predha predha ne klos

Sondazh

Poll