Aktualitet

Ishte zhdukur në 26 mars, gjendet i vdekur 42-vjeçari në Fier, dyshohet se është vetëvarur

5 Maj 2022, 15:11 Nga DOSJA
Ishte zhdukur në 26 mars, gjendet i vdekur 42-vjeçari në Fier,

FIER– Trupi i pajetë i Julian Priftit është gjetur në një godine të braktisur në lagjen “Kastriot” në qytetin e Fierit. Prifti është gjetur i dekompozuar dhe mendohet se mund të ketë më shumë se dy-tre javë në godinën e braktisur, e fillimisht u pikas nga banorët dhe punonjësit që po punojnë për riparimin e një rruge.

Këta të fundit kanë ndjerë erën e keqe dhe kanë njoftuat Policinë e Shtetit, efektivët e të cilës kanë gjetur edhe kufomën. Nga kqyrja paraprake vihet re se kufoma ka shenja në qafë, por paraprakisht mendohet ka varur veten, megjithatë nuk përjashtohet as pista e vrasjes.

Në vendin ku është gjetur kufoma e dekompozuar, në vendin e ngjarjes janë gjendur tulla njëra mbi tjetrën, një pjesë e të cilave rrëzuar, ndërsa në qafë kishte një litar në grykë. Pranë trupit është gjetur edhe karta e identitetit të viktimës. 42-vjeçari Juljan Prifti është denoncuar i humbur që në datë 26 mars të këtij viti. Familjarët e tij ishin ata që shkuan në Polici, duke bërë denoncimin për zhdukjen e Priftit, i cili sipas tyre për një kohë shumë të gjatë ka qenë në depresion për shkak të kushteve shumë të vështira ekonomike.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fier policia e shtetit fier policia e shtetit

Sondazh

Poll