Aktualitet

I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

5 Maj 2022, 14:32 Nga DOSJA
I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari

VLORË– Një 41-vjeçar me inicialet K.D., banues në Vlorë është vënë në pranga pasi kërkohej nga autoritetet spanjolle për trafik droge. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se 41-vjeçari akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Pritet që i arrestuari të ekstradohet drejt Spanjës.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit: K. D., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet policia e vlores policia e vlores

Sondazh

Poll