Aktualitet

E RËNDË në Durrës/I riu futet në banesën e 53-vjeçares,përdhunon dhe i grabit 200 mijë lekë

5 Maj 2022, 12:55 Nga DOSJA
E RËNDË në Durrës/I riu futet në banesën e

DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 28-vjeçar ka hyrë për të grabitur dhe ka përdhunuar të zonjën e shtëpisë, një 53-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen numër 9 të Durrësit, ndërsa Policia ka arrestuar në flagrancë të riun me iniciale K.K., por emri i plotë ende nuk është bërë me dije. 53-vjeçarja, e cila u përdhunua ka deklaruar në Komisariatin e Policisë së Shtetit se autori ishte shok me komshiun e saj dhe se i riu e ka kërcënuar se do e vriste. Në deponimin e saj në Polici, ajo u shpreh se autorin e kishte njohur nëpërmjet komshiut. Ndërsa shtoi se i riu pasi e ka përdhunuar i ka marrë një sasi prej 200 mijë lekësh (të vjetra).

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash,”- bën me dije deri tani nga Policia.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Flet 53-vjeçarja që u përdhunua nga i riu në Durrës: Më kërcënoi se do më vriste

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet durres perdhunim perdhunohet 53-vjeçarja në durres durres perdhunim perdhunohet 53-vjeçarja në durres

Sondazh

Poll