Aktualitet

VIDEO- Vëllai i ish-kryemisarit Artan Cuku: Shteti i ka borxh drejtësinë

5 Maj 2022, 14:44 Nga DOSJA
VIDEO- Vëllai i ish-kryemisarit Artan Cuku: Shteti i ka borxh

TIRANË– Vëllai i ish-kryekomisarit, Artan Cuku shprehet se shtetit shqiptar i ka borxh drejtësinë të vëllait. I pranishëm në ceremoninë e varrosjes së Cukut në ‘Varrezat e Dëshmorëve’, Rakip Cuku apeloi për kapjen dhe dërgimin e autorëve para drejtësisë.

“Vrasësit e Artan Cukut janë akoma në liri, drejtësia po vonon. Ata që ngritën armën dhe vranë shërbëtorin e shtetit duhet të japin llogari para drejtësisë. Shteti ja ka borxh drejtësinë Artan Cukut, i cili gjatë punës së tij fitoi shumë beteja me krimin,”- tha Rakip Cuku.

Përveç kryekomisarit Artan Cuku në Varrezat e Dëshmorëve u vendosën edhe 2 punonjësit e tjerë të policisë të vrarë ndër vite, Elham Elezi dhe Rufan Hakmara. Familjarët e 2 efektivëve të rënë në detyrë Elezi dhe Hakrama u shprehen se kontributi i tyre në polici duhet të shpërblehet më shumë.

“Janë pjesë e krenarisë tonë të përbashkët, që si një mik i Elhamit, oficer i policisë së shtetit prej 24 vitesh në detyrë, të shoh dhe përjetoj me emocion këtë vlerësim të madh dhe të merituar që po u bëhet heronjve tanë. Jam sot me mesazhin e qartë: Shoqëria jonë ka një detyrim të madh për të kujtuar me respekt e përcjellë historinë e shokëve dhe kolegëve tanë të policisë së shtetit,”- thanë familjarët e Elezit.

“Në emër të familjes ju falenderojmë nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme që i është dhënë familjes së Dëshmorit të Atdheut Rufan Hakrama dhe kryerjen e ceremonisë që eshtrat e tij të prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut,”- shtuan familjarët e Hakmarës.


Ditën e sotme, në kuadër të 5 Majit, ditës së Dëshmorëve të Atdheut, janë përkujtuar punonjësit e policisë të rënë në detyrë. Në Akademinë e Sigurisë u mbajt ditën e sotme ceremonia përkujtimore, pranë Memorialit të ri të Dëshmorëve të Policisë. I pranishëm në ceremoni ishte drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministri i brendshëm Bledi Çuçi. Nano deklaroi se me këtë memorial vendit i shtohet edhe një tjetër vepër kujtesës kombëtare, ndërsa Çuçi deklaroi se qeveria do të kujdeset për të gjithë familjarët e të rënëve.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet artan cuku rakip cuku artan cuku rakip cuku

Sondazh

Poll