Bota

Ndalimi në aeroportin e Vjenës, Daut Haradinaj: Ishte konsultë disa minutëshe, jam i lirë

18 Korrik 2019, 15:22 Nga DOSJA
Ndalimi në aeroportin e Vjenës, Daut Haradinaj: Ishte konsultë

TIRANË- Flet për herë të parë pas lajmeve për ndalimin e tij, vëllai i kryeministrit të Kosovës, Daut Haradinaj.

Për mediat e Kosovës, deputeti i AAK-së është shprehur se gjithçka kishte nisur nga një konsultë disa minutëshe në aeroportin e Vjenës.

“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim.Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim. Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë.Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen,”– tha Haradinaj. 

Ditën e sotme qarkulloi lajmi se vëllai i Ramush Haradinajt, Dauti është ndaluar në Vjenë për llogari të serbëve. Lajmi u përgënjestrua nga vetë deputeti i AAK-së.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni daut haradinaj ndalimi i daut haradinaj daut haradinaj ndalimi i daut haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2019, 07:16

Udhëtimi i Merkelit drejt majave të pushtetit

Gjermani- Një femër nga Gjermania Lindore pa lidhje politike, në fillim ngjitet në majë të partisë konservatore dhe më pas bëhet liderja e Gjermanisë. Ajo është...