Bota

U tha se u arrestua në Vjenë/ Vëllai i Ramush Haradinajt përgënjeshtron gjithçka, përshëndet me foto ‘live’

18 Korrik 2019, 13:47 Nga DOSJA
U tha se u arrestua në Vjenë/ Vëllai i Ramush Haradinajt

AUSTRI– Përgënjeshtrohet lajmi se vëllai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Dauti është ndaluar në Vjenë të Austrisë.

Sipas mediave të Kosovës, deputeti i AAK-së është ndaluar ditën e sotme rreth orës 14:30 pasi kishte një fletëarrest ndërkombëtar nga Serbia.

Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit, ka qënë nipi i Daut Haradinaj, Luani dhe më pas ai vetë që kanë përgënjeshtruar lajmin.

Në janar të vitit 2017, Policia franceze arrestoi kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. Ai u arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Ramushi u lirua në prill të po atij viti pasi gjykata në Colmar të Francës ka refuzuar kërkesën ekstraduese të Serbisë për ish-komandantin e UÇK-së.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni daut haradinaj ndalimi i daut haradinaj ramush haradinaj daut haradinaj ndalimi i daut haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 18 Korrik 2019, 07:16

Udhëtimi i Merkelit drejt majave të pushtetit

Gjermani- Një femër nga Gjermania Lindore pa lidhje politike, në fillim ngjitet në majë të partisë konservatore dhe më pas bëhet liderja e Gjermanisë. Ajo është...