Aktualitet

GJKKO u sekuestroi pasurinë, vëllai i deputetit Mahmutaj apelon vendimin

4 Maj 2022, 15:00 Nga DOSJA
GJKKO u sekuestroi pasurinë, vëllai i deputetit Mahmutaj apelon

TIRANË– Gazmend Mahmutaj, vëllai i deputetit të Partisë Demokratike Kasëm Mahmutaj ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) që u sekuestroi 22 nga 25 pasuri që kishin në total. Në njoftimin e Gjykatës së Apelit bëhet me dije se ankimi është regjistruar. Dosja do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga, kryesuese gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara. Seanca pritet të mbahet më 18 maj në orën 12:00. 

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja nr. 82 regjistri themeltar, datë 27.04.2022 regjistrimi, me objekt “konfiskimin e pasurive” ndaj subjektit G.M. do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga, kryesuese gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara, në seancën gjyqësore të planifikuar më 18 Maj 2022, ora 12:00”, thuhet në njoftim. 

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfiskuar pasuritë e deputetit të Partisë Demokratike Kasëm Mahmutaj, që iu bashkua Kuvendit të mbajtuar më 30 prill dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky vendim ka ardhur pas një hetimi të kryer nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbi pasuritë e vëllait të deputetit, Gazment Mahmutaj, i dënuar gjatë vitit 1993 për akuzën e shfrytëzimit të prostitucioni në Itali dhe ish-subjekt i operacionit Forca e Ligjit. Për pasojë 22 pasuri të tre vëllezërve Mahmutaj, mes te cilave ndodhen edhe të deputetit të PD-së, janë sekuestruar. Vetë deputeti Kasëm Mahmutaj është shprehur se gjithçka në jetën e tij e ka arritur me punë. Ai ka shtuar se nuk ka asnjë lidhje me të shkuarën e të vëllait të tij dhe se çdo pronë e ka blerë me sakrificat e tij, të bashkëshortes e fëmijëve. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me këtë vendim. 

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet gazmend mahmutaj kasem mahmutaj sekuestrohen pronat e kasem mahmutajt gazmend mahmutaj kasem mahmutaj sekuestrohen pronat e kasem mahmutajt

Sondazh

Poll