Sport

Shënoi ndaj Real Madrid golin e 500-të, fanella e Messit shitet për shifrën marramendëse

4 Maj 2022, 13:53 Nga DOSJA
Shënoi ndaj Real Madrid golin e 500-të, fanella e Messit shitet

SPANJË– Një rekord i ri është vendosur nga Messi jashtë fushës. Fanella e Barcelonës me të cilën ai luajti ‘El Classico-n’ ndaj Real Madrid më 23 prill të vitit 2017 u shit në një ankand të organizuar nga Casa Goldin. Një fanellë speciale që hyri në histori falë festës me të cilën Messi bëri pasi shënoi golin e 500-të në karrierë.

Fanella u shit për 425 mijë euro dhe fitues doli “Anishfutbol” siç tregohet në një postim në profilin e tij në Instagram. Ankandi u hap nga Goldin House në 13 prillin e kaluar dhe që prej asaj dite, pasi ka kaluar të gjitha testet e autenticitetit, ka pasur 19 oferta duke filluar nga 100 mijë dollarë.

Kështu koleksionisti mund të mburret se ka një nga fanellat më të famshme të veshur nga Leo në një koleksion që sheh praninë e fanellave të tjerë duke përfshirë ato të Maradonës dhe Agueros.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll