Sport

Natë magjike në tempullin “los blancos”, Reali përballë Cityt…

4 Maj 2022, 09:54 Nga DOSJA

SPANJE – Real Madrid dhe Manchester City ballë për ballë në “Santiago Bernabeu”. Natë historike në tempullin “los blancos” nga ora 21:00 .Sonte do të mësojmë se cila skuadër do ta shoqërojë Liverpoolin në finalen e këtij edicioni të Champions League.

Futbollistët e Ancelottit vijnë pas festimit të titullit të La Ligas dhe me nevojën për të kapërcyer shifrat 4-3 ndaj Cityt, që u rregjistrua nga “Etihad”. A do të jenë në gjendje Benzema, Vinicius dhe të tjerët të befasojnë sërish dhe të rrëzojnë skuadrën e plotfuqishme të Guardiolës?

Skuadra e Pep, para një jave ishte shumë më superiore, por diferenca është minimale. Në të shkuarën e dime, se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë Real Madridi në Santiago Bernabéu.

Ndryshime të vogla do të ketë në njëmbëdhjetëshet fillestare. Ancelotti nuk do të mund të llogarisë te Alaba, për shkak të lëndimit dhe do të jetë Nacho ai që do të përballet me sfidën. Rikthehet Cancelo dhe ka dyshime me Walker në krahun e djathtë të Cityt.

Ja dhe formacionet e mundshme…

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport champions league kundër real madridit trajneri i manchester cityt champions league kundër real madridit trajneri i manchester cityt

Sondazh

Poll