Sport

Nga Torino në Milano, Paulo Dybala do të shkojë te Interi…

4 Maj 2022, 10:21 Nga DOSJA

ITALI – Fati i ri i Paulo Dybala po afrohet. Siç është publikuar nga “La Gazzetta dello Sport”, argjentinasi i Juventusit ka marrë tashmë një vendim për të ardhmen e tij.

Kontrata me bardhezinjtë përfundon më 30 qershor, koha kur sulmuesi argjentinas do të largohet dhe nuk do të vazhdojë më te “Zonja e Vjetër”. Ai do të largohet i lirë dhe destinacioni i tij, sipas informacioneve të gazetës italiane, do të jenë zikaltrit e Interit të Milanos.

Sulmuesi do të nënshkruante një kontratë për katër sezone dhe do të marrë rreth 6 milionë euro për sezon. Kontaktet mes dy palëve vazhdojnë. Vetëm një javë më parë, bordi i Steven Zhang dhe agjentët e Dybalas u takuan për të diskutuar ardhjen e mundshme të argjentinasit te Inter.

Ndërkohë, në Itali përflitet se zikaltrit nuk janë skuadra e vetme që është interesuar për lojtarin në këtë moment. Dybala ndiqet nga afër nga disa klube që gjithashtu, sipas “Gazzeta dello Sport”, janë të interesuar për situatën e tij. Bëhet fjalë për Manchester United dhe Atlético Madrid.

Paulo Dybala, i cili nuk e rinovoi kontratën me Juventusin, me shumë gjasa duket se do të shkojë te Interi. Lojtari ka shënuar 114 gola dhe ka dhënë 48 asistime në 289 ndeshje zyrtare me Juventusin. Ai ka fituar “Scudetton” pesë herë, Kupën e Italisë katër herë dhe Superkupën tri herë.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport argjentinasi paulo dybala dybala do të fitonte 8.5 milionë në vit rinovimit të kontratës së dybala argjentinasi paulo dybala dybala do të fitonte 8.5 milionë në vit rinovimit të kontratës së dybala

Sondazh

Poll