Sport

Pas dënimit për abuzim seksual, Celta distancohet nga Santi Mina

4 Maj 2022, 10:38 Nga DOSJA
Pas dënimit për abuzim seksual, Celta distancohet nga Santi Mina

SPANJE – Skuadra spanjole e Celta Vigos ka lëshuar një deklaratë për të treguar qëndrimin e saj në lidhje me dënimin e Santi Minës me katër vite burg për abuzim seksual.

“Si rezultat i vendimit të Gjykatës Provinciale të Almerías, lëshuar sot, Celta ka vendosur të hapë një dosje disiplinore për lojtarin Santiago Mina, për të sqaruar përgjegjësitë e tij në funksion të këtij dënimi. Për këtë arsye dhe si masë paraprake, është vendosur që lojtari të largohet përkohësisht nga stërvitja e ekipit të parë, pa paragjykuar vazhdimin e tij për të kryer aktivitetet me klubin”,- thuhet në tekst.

 “Celta respekton të drejtën e lojtarit për mbrojtje, por është e detyruar të marrë masa kundër atyre ngjarjeve që minojnë imazhin e klubit dhe sulmojnë drejtpërdrejt vlerat e tij, duke treguar edhe një herë refuzimin më absolut të krimit të tipizuar në vendimin gjyqësor”.

Gjykata e Almerías ka dënuar sulmuesin 26-vjeçar Santi Minën këtë mëngjes me katër vjet burg për një krim të abuzimit seksual të një gruaje më 18 qershor 2017 në Mojácar (Almeria), ndonëse është shpallur i pafajshëm nga akuza për sulm seksual.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport almerías celta vigo me dënimin e santi minës almerías celta vigo me dënimin e santi minës

Sondazh

Poll