Sport

Salah kërkon ‘hakmarrje’: “Sinqerisht, preferoj Real Madridin në finale”

4 Maj 2022, 05:47 Nga DOSJA

ANGLI – Ai është një nga lojtarët kyç te Liverpool. Mo Salah foli për “BT Sports” në fund të ndeshjes ndaj Villarealit, duke mos i fshehur preferencat e tij për të zgjedhur rivalin mes Manchester City dhe Real Madrid, të cilët do të luajnë të mërkurën, në orën 21:00, për vendin e mbetur në finalen e Parisit në “Benabéu”.

“Ne jemi përballur shumë herë kundër Cityt dhe e dimë se ata janë një rival i madh. 

Sinqerisht duhet të them se në finale preferoj Real Madridin. Ne humbëm një finale kundër tyre. Dhe unë dua të fitoj këtë herë,”- iu përgjigj ai një pyetjeje të drejtpërdrejtë të Rio Ferdinandit.

Sulmuesi egjiptiani kërkon hakmarrje pas humbjes të Liverpoolit në finalen e Kievit më 2018 ndaj Real Madridit, me Klopp edhe atëhere në pankinë. Me atë ndeshje, skuadra e Zidanes mbizotëroi 3-1 me golat e Benzema dhe dy të Gareth Bale, ndërkohë që Mané shënoi për “Reds”. Salah nuk e ka harruar atë finale… ai preferon të marrë hak ndaj “los blancos” të Madridit.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport champions league kundër real madridit egjiptianit momo salah dhe senegalezit sadio manè momo salah champions league kundër real madridit egjiptianit momo salah dhe senegalezit sadio manè momo salah

Sondazh

Poll