Sport

Turpin, favorit i madh për të fishkëllyer në finalen e Champions League…

4 Maj 2022, 09:08 Nga DOSJA
Turpin, favorit i madh për të fishkëllyer në finalen e

FRANCE – Tashmë dihet se Liverpooli është kualifikuar për në finalen e Champions League më 28 maj në “Sant Dennis”. Por kjo ngjarje ka lënë edhe pasoja. Një prej tyre është fakti se gjyqtari francez Clement Turpin bëhet favorit i madh për të fishkëllyer në ndeshjen më të madhe të sezonit në Europë.

Prania e skuadrës angleze në këtë event ka lënë pa alternativa kandidatin tjetër të madh, gjyqtarin anglez Anthony Taylor. Dhe kjo është hera e dytë që i ndodh Taylorit. Verën e kaluar anglezi ishte gjithashtu një prej kandidaturave të arbitrave, që UEFA mbajti në Londër për finalen e Kampionatit Europian. Por ishte i pafat, ai nuk mund të fishkëllente kur Anglia luante finalen e madhe kundër Italisë.

Në këtë mënyrë gjyqtari Clement Turpin, i cili do të drejtonte këtë ngjarje të madhe në vendin e tij, do të hidhte një hap tjetër në gjykimin elitar në Evropë. Në fakt, sezonin e kaluar ai u zgjodh nga UEFA për të arbitruar finalen e Europa League, që u luajt në stadiumin “Gdsansk” në Poloni dhe mes Manchester United dhe Villarreal. Ndërkohë, në vitin 2018 ai tashmë ka qenë si arbitri i katërt në finalen e Champions League, që luajtën Real Madrid dhe Liverpool.

Ky arbitër 39-vjeçar është ndërkombëtar që nga viti 2010 dhe ka drejtuar katër ndeshje në fazën e grupeve të kompeticionit kontinental. Precedenti i tij i fundit këtë sezon në Champions League ishte ndeshja e parë çerekfinale midis Chelsea dhe Real Madrid në “Stamford Bridge”.

Një tjetër opsion që nuk duhet përjashtuar për ndeshjen finale është edhe 37-vjeçari rumun Istvan Kovacs, i cili po kalon një sezon të mrekullueshëm. Ai ka arbitruar pesë ndeshje në Champions League, dy në Europa League si dhe një tjetër në Conferenca League. Madje mund të zgjidhet edhe për në finalen e Europa League ose të Conferenca League.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport deshtimi ne champions league gjyqtari clement turpin shorti i champions league deshtimi ne champions league gjyqtari clement turpin shorti i champions league

Sondazh

Poll