Aktualitet

I prangosur me polic! ‘Eri’ u kthye tek Livadhet, tregoi me gisht ku u vra Endri Mustafa

4 Maj 2022, 10:15 Nga DOSJA
I prangosur me polic! ‘Eri’ u kthye tek Livadhet, tregoi me gisht ku

SHKODËR– Këto që po shihni më poshtë janë fotot e shkrepura nga Livadhet në Shkodër, vendi ku u gjet i vrarë Endri Mustafën, një ditë pas festës së Kurban Bajramit në 2021. I mituri, Ergys Malja është i vetmi i prangosur për vrasjen, ndërsa në momentin e arrestimit, në deponimin e tij tregoi gjithçka që kishte ndodhur. Sipas tij, ishte Ibrahim Lici personi që i kërkoi të nxirrte në pritë Mustafën. Duke qenë se i mituri dukej se kishte dijeni të plotë lidhur me ngjarjen, mënyra e vetme për ta provuar ishte për ta dërguar në vendin e ngjarjes.

“Autori rikthehet sërish në vend,”-është fraza që i shkon për shtat fotove. Ergysin, e kanë çuar me një polic në vendin e ngjarjes i lidhur me pranga në duar. Për të treguar nëse ishte e njëjtë thënia dhe veprimet, e me gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes. Dhe po! Ishin!

Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve maj të 2021 në Shkodër, dy ditë pasi e shoqja dhe familja e tij kishin bërë kallëzim në polici. Gruaja e viktimës, Ingridi tregoi se ka qenë 15-vjeçari që me foton e një kali e nxorri nga shtëpia dhe e çoi në duart e vrasësve.

Pavarësisht shpalljes në kërkim të Licit, Ingrid Mustafa siguroi në deklaratë për mediat se të shoqin nuk ia ka vrarë fisi Lici dhe as fisi Bajri. Gishtin ajo e drejtoi vetëm tek 15-vjeçari. Ndërsa i mituri është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë, duke mos dhënë asnjë detaj më për vrasjen që mendohet se ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet endri mustafa ergys malja vritet endri mustafa endri mustafa ergys malja vritet endri mustafa

Sondazh

Poll