Aktualitet

EMRAT/ Trafikonin makina nga Kosova në Shqipëri, burg 6 persona, mes tyre 2 efektivë

4 Maj 2022, 13:32 Nga DOSJA
EMRAT/ Trafikonin makina nga Kosova në Shqipëri, burg 6 persona, mes

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg gjashtë persona të akuzuar për trafikimin e automjeteve të vjedhura nga Kosova në Shqipëri, mes të cilëve dy punonjës policie.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se gjykata nuk pranoi kërkesën për zbutje të kësaj mase të bërë nga efektivët e policisë Vojsava Doda e Endi Ahmetaj dhe të dyshuarit e tjerë Selaudin Shahini, Aurel Shatri, Ndriçim Shahini dhe Ervis Cara. Ata akuzohen për “trafik të mjeteve motorike” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që merrnin targa shqiptare dhe ua montonin mjeteve të vjedhura në Kosovë për t’i kaluar në kufi.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet aurel shatri endi ahmetaj ervis cara ndricim shahini selaudin shahini vojsava doda aurel shatri endi ahmetaj ervis cara ndricim shahini selaudin shahini vojsava doda

Sondazh

Poll