Aktualitet

Protesta e tretë në Rinas! Qytetarët bllokuan rrethrrotullimin, marshimi drejt shkollës

4 Maj 2022, 07:50 Nga DOSJA
Protesta e tretë në Rinas! Qytetarët bllokuan rrethrrotullimin,

TIRANË– Banorët e Rinasit u ngritën ditën e sotme në protestë kundër vendimit të ARRSH për të bërë aksin rrugor që lidh Tiranën me Aeroportin “Nënë Tereza” me një sens lëvizje. Ata bllokuan rrethrrotullim pranë aeroportit duke paralizuar kështu lëvizjen. Banorët kërkojnë që vendimi i ARRSH të anulohet, pasi është duke shkaktuar shumë problematika në aktivitetet e tyre të përditshme. Ata shprehen se për të dërguar fëmijët në shkollë tani u duhen 2 orë kohë, ndërsa shtojnë se kanë të pamundur aksesimin e qendrave mjekësore, marketeve apo dhe varrezave. Kësaj proteste sot i janë bashkuar edhe fëmijet, te cilet nuk kanë shkuar dot në shkollë.

130 fëmijë duhet të përshkojnë një rrugë shumë të gjatë për të shkuar në shkollë. Banorët kërkojnë që rruga të rikthehet siç ishte, pasi është një kosto shumë e lartë për jetën e tyre të përditshme.

Pse protestojnë banorët?

ARRSH ka vendosur që për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport, ndërsa banorët e zonës që duhet të shkojnë drejt Rinasit apo për të shkuar në autostradë, nuk do të mund që të përdorin rrugën. Ata duhet të shkojnë deri tek rrethrrotullimi i Vorës për të marrë aksin e autostradës. Ky vendim është marrë për një afat të pacaktuar që lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një kalim, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Fëmijët e Rinasit s’kanë rrugë për të shkuar në shkollë, Evis Kushi: Ju lutem shumë…

Përfundon protesta në Rinas! Kryeplaku: Do përshkallëzohet, nxjerrim edhe gratë

Protesta në Rinasit/ Deputetja e PD dorëzon në Kuvend shkresat për ARRSH dhe MIE

FOTO/ Banorët bllokojnë rrugën në Rinas, qytetarët nisen në këmbë drejt aeroportit

Protesta e Rinasit/ Qytetari: 90% e fëmijëve nuk shkojnë në shkollë, s’ka rrugë

RINAS/ Banorët marshojnë drejt shkollës: Do e kuptoni se s’ka mënyrë si t’i çojmë fëmijët

Kryeplaku i Rinasit: Drejtori i ARRSH-së gënjen, nuk ka asnjë rrugë alternative

‘Nuk shkojnë dot në shkollë për shkak të rrugës’/ FOTO, fëmijët i bashkohen protestës

Dita e 3-të! Ulen këmbëkryq, qytetarët në Rinas: Rast unik, s’na lënë të shkojmë në shtëpi

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e rinasit protesta e rinasit

Sondazh

Poll