Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Angli, vrau rojen e hashashit

4 Maj 2022, 13:34 Nga DOSJA
Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Angli,

TIRANË– Eugert Merizaj, një 31-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm. Mediat britanike shkruajnë se Merizaj është shpallur fajtor për vrasjen e punonjësit të kanabisit, Hemawand Ali Hussein në një shtëpi të zbrazët në Charterhouse Street në vitin 2019. Merizaj u ekstradua nga Belgjika ku u arratis shtatorin e kaluar. Ai bleu një sëpatë, lidhëse kabllosh dhe litar që ishin planifikuar për tu përdorur në vrasje, pavarësisht se kjo gjë nuk ndodhi.

Merizaj gjithashtu bëri tre udhëtime në Hartlepool me anëtarë të tjerë të bandës dhe ishte jashtë shtëpisë kur Hussein u vra. Ai nuk është personi që e qëlloi Hussein, pork a marrë pjesë në krim dhe është trajtuar nga drejtësia njësoj si anëtarët e tjerë të grupit.

Ngjarja ka ndodhur në 14 shtator të vitit 2019. Tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt, Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku u shpallën fajtorë për vrasjen e Hussain, por u liruan pas një gjyqi në janar të vitit të kaluar. Personi i katërt që u gjykua për vrasje është Anxelo Xhaferi, 25 vjeç, por edhe ky u lirua nga të gjitha akuzat.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet eugert merizaj hemawand ali hussein eugert merizaj hemawand ali hussein

Sondazh

Poll