Aktualitet

VD-Presidenti i ri/ Balla: Më 10 maj nis procesi, me 16 votojmë

4 Maj 2022, 11:29 Nga DOSJA
VD-Presidenti i ri/ Balla: Më 10 maj nis procesi, me 16 votojmë

TIRANË– Raundi i parë i votimit për Presidentin e Republikës, do të zhvillohet më 16 Maj. Kështu u ra dakord ditën e sotme gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ra dakord me propozimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili kërkoi që data 10 maji të quhet si data e nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit.


“Bie dakord me propozimin e Alibeajt që fillimi i procesit të konsiderohet data 10 por duke bërë arsyetimin që sapo njoftova me publikun që mbledhja e konferencës së kryetarëve të jetë një mbledhje vijuese. Që data 16 të jetë raundi i parë. Besoj që me këtë propozim i kemi përmbushur pritshmëritë për një proces serioz. Në çdo rast mbledhja ndërpritet pa vendimmarrje. Ndërkohë që duke qenë se ky është proces i rëndësishëm ku publiku është shumë i investuar, unë do ju ftoja tre krerët e grupeve parlamentare, që përveç kësaj pjese të mundësojmë një dialog mbi bazën e disa parimeve që personifikon presidenti. Kushtetuta ka qenë shumë e thjeshtë kur ka vënë kritere për presidentin e republikës. Shtetas shqiptar, mbi 40 vjeç, rezident në Shqipëri në 10 vitet e fundit. Me përgjegjësinë që të gjejmë një president të gjithë shqiptarëve, disponobilitetin tonë e keni me pashë. Të dhëna të gjitha këto shenjën e parë të gatishmërisë sonë për proces konsesual e keni. Zgjidhja e vetme është kjo. Duke e quajtur vijuese mbledhjen e sotme. Rregullorja dhe kushtetuta na imponojnë që për çdo afat të vendosim afate të tjera pararendëse. Pra po bëj një simulim. Deri në datë 15 në orën 16:00, në kuvendin e Shqipërisë të jenë dorëzuar emrat sipas procedurës të shoqëruar me firma. Jo më pak se 20 firma. Asnjë deputet nuk mund të firmosë më shumë se një emër. Me datë 16 Komisioni i Ligjeve të bëjë shqyrtimin dhe verifikimin përkatës. Dhe pastaj të shkojmë në seancën plenare pasdite për t’i lënë kohë komisionit të ligjeve. Mendoj që fakti që sot jemi të gjithë bashkë është një ogur i mirë. Duke e marrë të mirëqenë që gjetëm dakordësi për njërin propozim. Propozimin Mediut nuk jam i gatshëm ta pranoj. Besoj se kemi vënë baza të shëndetshme”, u shpreh Balla.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Presidenti i ri i Shqipërisë! Nis zyrtarisht procesi, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike taulant balla zgjedhja e presidentit te ri taulant balla zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll